Here is the definiton of VATËR (VATRA) in albanian vocabulary:
VATËR f. sh.
1. Vendi rrëzë oxhakut, pak si i thelluar, i shtruar
me rrasa guri, me pllaka etj., ku ndizet zjarri. Vatra
e zjarrit. Rri pranë vatrës. Mblidhemi rreth vatrës.
U ul në krye të vatrës.
2. Pjesa e poshtme e furrës, e farkës; e sobës etj.,
ku ndizen e digjen drutë, qymyri etj. Vatra e furrës
(e farkës).
3. Hapësirë fare e vogël, vend i ngushtë sa për të
ndezur zjarr; lehe, vulla. Një vatër vend. Kishte
mbjellë një vatër qepë.
4. fig. Shtëpia ku kemi lindur e jemi rritur, ku banon
familja a ku kanë jetuar të parët tanë brez pas
brezi; familja; kryes. sh. vendi ku kemi lindur e
jetojmë, vendlindja. Vatër e dashur (e shtrenjtë).
Vatra atërore (prindërore). Vatra e të parëve ( e
stërgjyshërve).Vëllezër të një vatre vëllezër që
kanë lindur e janë rritur në një shtëpi. Mik vatre
mik i afërt, mik i shtëpisë. Në çdo vatër. Mbeti pa
vatër. Njeri pa strehë e pa vatër. Më merr malli
për vatrën time. I ra fatkeqësia në vatër. Mbrojmë
vatrat tona. Lënë vatrat e tyre. Armiku na shkeli
(na shkatërroi) vatrat tona.
5. fig. Vendi ku lind e zhvillohet diçka, vendi prej
nga vjen a përhapet diçka, burimi i diçkaje; vendi a
pika që tërheq vëmendjen më të madhe; qendra e
një veprimtarie a e diçkaje tjetër; çerdhe; djep.
Vatër revolucionare (patriotike). Vatër e
rëndësishme e luftës çlirimtare. Vatër shkencore
(kulturore). Vatër kulture (përparimi). Vatër e
edukimit revolucionar. Vatër e lëvizjes popullore.
Vatra e kryengritjes (e qëndresës). Vatër
agresioni (konflikti, lufte). Vatra e tërmetit (e
vullkanit). Vatër epidemie (infektimi).
6. fiziol. Qendra e një veprimtarie nervore. Vatra e
nxitjes (e frenimit). Vatrat e sistemit nervor.
7. mjek. Vendi në trupin e një njeriu ose të një
kafshe të sëmurë, që është qendra e qelbëzimit, e
mahisjes ose e një sëmundjeje tjetër. Vatër
tuberkulozi. Vatër qelbi. Zbuloi (zhduku) vatrën e
sëmundjes.
8. fiz., opt. Pika ku kryqëzohen a priten rrezet e një
tufe drite, pasi kjo të ketë përshkuar një thjerrzë
ose të jetë kthyer nga një pasqyrë e përkulur.
Vatër shembëllimi. Vatra e pasqyrës (e thjerrzës).
Vatra e xhamit zmadhues.
9. gjeom. Pikë e diametrit kryesor të elipsës etj., që
ka veti të veçanta kundrejt pikave të lakores.
Vatrat e elipsës. Largësia midis vatrave.
10. përd. ndajf. (në bashkëvajtje me një). Shumë,
tufë. Ka një vatër fëmijë. Është me një vatër
kalamaj. Erdhën një vatër mysafirë (miq).
* Në krye (në qoshe) të vatrës në vendin më të
nderuar, në krye të vendit. I thau vatrën shih te
THAJ. Është bërë gjysh në vatër shih te GJYSH,~I.
I daltë hithra në vatër! mallk. shih te
HIDH/ËR,~RA. Ishte me dy krënde në vatër shih
te KRËND,~I. Jam një zjarr e një vatër me dikë
shih te ZJARR,~I 2. Nxjerr ujë në vatër dikush
a) s'lë gjë pa trazuar e pa prishur, s'lë dy gurë
bashkë, është shumë i prapë (thuhet sidomos për
fëmijët);
b) është shumë i zoti. Lopa në mal, përsheshi në
vatër (në xham) fj.u. shih te LOP/Ë,~A. Vatër
kulture institucion që merret me organizimin e
drejtimin e veprimtarisë kulturore e artistike në një
fshat të vogël.