Illyrian and Albanian - a linguistic approach

madhësi që dihet, pra merr shkas nga e njohura për të kërkuar të panjohurën. Këtu detyra e parë na duket se është zotërimi praktik dhe shkencor i gjuhës shqipe. Kjo gjë sjell me vete pasojën që ata që merren me këto probl eme pa përmbushur kushtin e mësipërm, nevojisht notojnë në ujë të cekët, ngaqë nuk u kushtojnë vëmendjen e duhur ligjeve të brendshme të kësaj gjuhe. Pamja e përgjithshme e shqipes na paraqite t e këtillë, që karakteri dhe pozita e saj gjuhësore janë të ditura tash më me tiparet e tyre relativisht të përcaktuara mirë, po që për proceset dhe kushtet historike që kanë sjellë këtë situatë gjendemi mjaft në të errët. Megjithatë me anën e metodës së rindërtimit mund të arrihet të shihen dhe këtu disa nga fijet që lidhin të kaluarën me të tashmen. Nga fusha e toponomastikës historike, duke u nisur me rrugën metodikisht të drejtë prej rrethanave të brendshme të shqipes, ne konstatojmë se emrat e atyre qyteteve, lumenjve, maleve etj. të trevës nga Raguza gjer në Çamëri, nga Shtipi, Nishi, Shari e Shkupi e gjer në brigjet e Adriatikut e të detit Jonik, të cilat dihen që nga koha antike, me trajtën që kanë sot në gjuhën shqipe dëshmojnë për një vazhdimësi, për një kontinuitet në këtë truall. Këto emra në pjesën më të madhe paraqesin një zhvillim gjuhësor nga trajta e lashtë në të renë në pajtim me ligjet fonetike të shqipes, dhe në një mënyrë që trajta e tyre e sotmja nuk mund të shpjegohet veçse me mjetet e saj, duke mos gjetur shpj egim me anë të ndonjë gjuhe tjetër të Gadishullit Ballkanik: Ragusium: Rush, Scodra: Shkodër, Astibus: Shtip, Naissus: Nish, Scradus mons: Shar, Scupi: Shkup, Drivastum: Drisht, Pirustae: Qafa e Prushit, Lissus: Lesh (si lat. Spissus: shpesh), Candavia: Kunavlja, Dyrrachion: Durrës, Isamnus: Ishëm, Scampinus: Shkumbi ni, Aulon: Vlonë Vlorë, Thyamis: Çam – . Kjo është një nga provat më shtrënguese për autoktoninë e popullit shqiptar. Përpjekjet e disa dijetarëve pë r ta mënjanuar ose minimizuar këtë, janë caktuar apriori të dështojnë, sepse kë tu ndeshin arsyetime përgjithësuese në arsyetime të mbështetura në fakte. Në këtë mes nuk mund të jetë një gjë e rastit kjo, që emri i albanoivet antikë të Shqipëri së qendro-veriore rron edhe sot, si emër nacional i vjetri i popullit e i vendit ( arbën, arbër ), në truall të shqipes e në ngulimet shqiptare të Italisë e të Greqisë. Këtyre vjen e u shtohet dhe rrethana, që nga emrat e viseve të zonës ilire nuk janë të paktë ata që gjejnë përgjegjësit e tyre në leksikun e shqipes ose në toponiminë e saj, e gjithsesi vetëm në këtë gjuhë. Khs. Bigeste: bigë “mal me dy maja”, majë mali (?), Brindia Brundisium: bri brini, Dardania: dardhë, Delmatia: delme, Lama tis: lamë lëmë, Molontum: mal, Mathis: mat “buzë lumi, breg deti”, Meturbarbis: mjet, Pelagonia: pellg më e vjetër pellëg, Ragusium: Rush rrush, Sason emri i ishullit te Sazanit : thaj , te thatë “tokë, steré, terë”, Tara Tarentum: ter “thaj një gjë të lagur, në erë, në diell, në zjarr”, Tergeste etj.: treg, Ulkinion: ulk, Vendum: vend etj. Duke kaluar te k emrat e personave, do të themi se me gjithë ndryshimet e mëdha që ka pësuar antroponimia, si kudo, edhe ne Evropën juglindore e në Shqipëri, sidomos me përhapjen e krishterimit nuk mungojnë analogjitë. Është vënë re se disa emra personash të ilirëve, si Bardus, Bardyllis, Bato, Dasas, Das(s)iu s, Dida, Licaus, Licca, Marica, ose janë të gjallë edhe sot në Shqipëri, ose gjejnë përg jegjëset e tyre në gjuhën shqipe, ose shpjegohen me mjetet e saj(5). Në ato do të përfshihen tani edhe Bardibalus , emër burri gjetur me kohë në Serbi perëndi more, të cilit mendojmë se nga fusha e
 
shqipes i përgjigjet kompozita me dy sinonime balbardhë , që ndryshon nga ai vetëm në topikën e dy elementeve përkatëse të tij(6). Hyn aty dhe emri i një gruaje Lydra gjetur në vjetet e fundit në Durres(7). Ky emër i cili mund të lexohet edhe Lunda, për ne, si “e pastër, e dlirë”, i përket etimologjikisht e morfologjikisht grupit gr. Lutron “banjë” lat. Latus “i larë; i pastër” gal. Lautro “banjë botore”; afrohet edhe me shq. i dlirë, gjë që tregon se edhe i lirë nuk rrjedh me rrugë të drejtpërdrejtë prej lat. Liber, po duket të je të përzier me një fjalë vendi të shqipes, të afër me Lydra. Te Skerdialidas, emri i njohur i dy princave ardianë, ndërsa te pjesa e parë mund të kemi të bëjmë, në pajtim të H. Krahen(8) , me ilir. skerd – = lit. skerdzius “bariu”, sllav. e vjetër kishta re creda “radhë, tufë”, ind. e vj. çardhas “tufë, çetë”, shq. çerdhe, te – laidas më fort se një fjalë të afërt me gr. laidros “i leshurar, i pacipë”, kemi analogjinë ilire të angl. leader, gjerm. Leiter “prijës, udhëheqës”, gjermanike e përbashkët laidia n; kështu që ky emër ilir del me kuptimin “prijës çetash” (fjalë për fjalë “ç eteprijës”), e jo (me Krahen) “ai që lëshon tufën”. Nuk mund të lihet mënjanë këtu edhe ekzi stenca e një terminologjie detare mjaft e pasur të shqipes, si në lidhje me florën e faunën e detit, si dhe ç’i përket lundrimit e peshkatarisë. Edhe kjo dëshmi që shqipja ës htë formuar lashtësish në brigjet detare të krahut perëndimor të Ballkanit(9). Në kritikat që u bëhen këtyre argumenteve nga disa dijetarë, nuk shohim të shtrohet ndonjë gjë e re. Ato në pjesën më të madhe janë një paraqitje skemash të vjetra me një petk të ri, një përsëritje disi e modifikuar e tezave të ditura e më të shumtat të vjetruara të G. Vajgandit, pa u shtuar atyre ndonjë gjë qenësore e pa i çuar më tej në ndonjë drejtim rezultatet e tyre. Lidhur me toponomastikën historike, në tezën e Ivan Popoviçit(10) se shqiptarët paskan zënë vend në Shqipëri Veriore në kohën pas dyndjes së sllavëve në ato anë injorohet ky fakt, që një pjesë e mirë e toponimeve shqiptare e sllave të asaj krahine që ai sjell si argument për këtë tezë, në gj uhën shqipe janë apelative. Kjo gjë, e cila nuk është vënë re gjer më sot, dëshmon që sllavët i kanë marrë ato nga goja e shqiptarëve, e jo anasjelltas. Aty hyjnë ndë r të tjera Fundina në Kuç të Malit të Zi (midis Hotit e Triepshit): fundëna, shumësi i fund-it, formim topik si Bishtna, Lisma, Ndërfandna; Buenë Bunë, në shek . XV S. Benedicti de Buena, serbokr. Bojana: shq. buenë boenë “të dalët e lum it jashtë shtratit, vërshim”; Lim shqip e serbokroatisht: lym (nëpër dialektet e Veriut edhe lim) “baltë e lumit, tokë që ka sjellë lumi me vete” (N. Jokli); Dêjë e dhe në Mat: dêjë në Vau i Dêjes, roman. Dagno, serb. e vj. danjo nga serbokroatishtja dan “dogane”; shq. dêjë “vendi ku është ulur bora, ku ka shkrirë bora; vendi ku ujët është i cekët, cekë”: dêja e ujit: Dêjë edhe në Mat: dêjë një postverbal i dêhet bora “shkrin bora vende-vende: ulen ujerat e lumenjve”: Mati, serb. e vj. Mat, pas Payly-Wissowas prej ilir. mat – “buzë lumi a deti”: shq. mat “buzë lumi, breg de ti”, Bulgër emër vendi në Mirditë e në Shestan jo “bullgar”, po = bulgër bujqër ” “Quercus macedonica, lloj lisi”. Mendimi i këtij dijetari “sigurisht” me anë të sllavi shtes (Svac, Drac, Vojusa, Lab-) dhe që Ulqin, Pult, Drisht, Lesh “thjesht teorikis ht” mund të kenë hyrë me anë të sllav. Lcin, Pilot, Drivost, Lesb, në këtë situatë gjuhësore as që diskutohet. Në lidhje me argumentin që terminologia detare e shqipes me fjalë të lashta e të
 
trashëguar që ka, dëshmon për praninë e elementin shqiptar qëmoti në viset e sotme bregdetare, është ngritur si kunderargument që disa nga këto fjalë si det, vä, mat, valë, shkulm, nuk i përkasin vetëm detit, po edhe ujërave të brendshme; disa të tjera si grykë, anije :)anë, enë), ballë, pëlhurë, shul, lugatë, janë metafora ose rrjedhoja (derivate) fjalësh që në krye të herës nuk kanë pasur lidhje me detin e që në përdorimin detar mund të kenë arritu r më vonë e po kështu – thuhet – qëndron puna edhe me disa elemente të faunës, si likurishtë “polip”, ngjalë e ndonjë tjetër(11). Pa mundur të hyjmë në hollësira këtu, për të parë nëse terme të tilla vërtetojnë diçka apo nuk vërtetojnë asgjë, le të këqyrim shkurt si paraqitet gjendja në disa gjuhë të tjera, për të cilat nuk ja në shprehur dyshime për një afërsi të moçme me detin. Aty shihet se fjalët e deta risë edhe në këto gjuhë burojnë më të shumtat prej kuptimesh të tjera dhe se vetë m në periodën postetnike të tyren, dhe aty vetëm me kohë, erdhën e hynë në përdorimin detar. Në greqishten fjalëve thalassa “det” dhe ochthe “buzë lumi”, “breg deti”, nuk u dihet burimi; pélagos “det” do të thotë në thelb “sipërfaqe, vend rrafsh”; hals “det” është “kripë”: pontos “det” është “udhë, shteg” dhe afrohet me lat. pons pontis “urë” e me sllav. put “udhe, udhëtim”: kolpos “gji deti” është “gji” përgjithësisht; isthmos “ngushticë deti, istm” do të thotë edhe “qafë” që në thelb duket të ketë pasur kuptimin “kalim, hyrje”: kyma “valë, dallgë” shënon dhe pj ellën, embrionin dhe kuptimi detar i saj nuk është i pari, prymne “pjesa e prapme e anijes” është një me prymnos “me i mbrapmi, me i poshtmi”: histos ”dyrek, shul i anijes” është më parë “shul i begjve, vegj: pëlhurë” dhe buron prej vegjetarisë. Nga fusha e latinishtes aequor “det” është “sipërfaqe e rrafshët, fushë”; sinus “gji deti” është “palë, prehër, gji skute”: velum “velat” është pëlhurë, perde” dhe në thelb një fjalë vegjtarie: alga “leshterik” është më parë diçka si “myk, të ndytë”. Në gjuhët gjermanike gjerm. Schiff “anije” dikur ka pasur dhe kuptimin e enës, po ashtu si it. vascello frgj. vaisseau nga lat. vascellum “enë e vogël”, si dhe shq. anije e cila lidhet me anë, enë, khs. enë e mëdhaja e enët e vogla të Ulqinit(12). Edhe në këto gjuhë terma si gr. kolpos, lat. sinus maritimus, gjerm. Meerbusen “gji deti”, kjo një përkthimi i fjalës latine, nuk janë tjetër veçse metafora. Në të tilla rretha na na duket pak si e ngutur të thuhet se fjalë si det, mat, valë, grykë, anije nuk pë rbejnë elemente të një leksiku detar të trashëguar të shqipes. Edhe nëse disa sosh ose edhe shumica e tyre u përkasin edhe ujërave të brendshme. Logjikisht prej kësaj nuk mund të nxirret se nuk janë qëmoti edhe të detit. Dhe Mendimi që fjalët e këtij llojit vetëm në një shkallë të mëpastajshme të gjuhës hynë në përdorimin detar, operon me një argumentum ex silentio : me dëshmimin e vonë të shqipes si gjuhë askush nuk mund të thotë që këto nuk kanë qenë përdorur qëmoti si shprehje të gjuhës detare. Huazimet latine të shqipes me karakterin e tyre arkaik tregojnë se kanë depërtuar herët në këtë gjuhë, dhe me depërtimin nga një fazë më e hershme e latinishtes dëshmojnë për praninë e shqipes në viset e sotme të paktën në atë periodë. Të njëjtën dëshmi japin edhe huazimet e shqi pes nga greqishtja e vjetër. Karakteri dorik i vërtetueshëm i shumë nga këto hu azime na dëfton se të parët e shqiptarëve kanë banuar në brigjet e Adriatikut e të Jonit të paktën që nga koha e pranisë së kolonive greke dorike në këto bregdete dhe se i kanë marrë këto elemente gjuhësore nga këto koloni ose nga dialektet veriperëndimore të Greqisë së vjetër, të
 
cilat dihen se afroheshin me dorishten. Me ndimi që këto huazime në shumicën e tyre nuk paramendojnë një afërsi gjeograf ike midis dy popujve përkatës, në atë kohë, po hyjnë në viset e brendshme me an ë të tregtarëve doras(13) , për emrin e mokrës dhe të barishteve të kuzhinës nuk mund të qëndrojë(14). Më shtjelluar do të themi se nuk na duket të jetë afër mendsh që t’i detyrohen transportit tregtar nga bregdeti në hinterlande të largëta fjalë të tilla si fier, presh, trumzë, shkop, shkarpë, mështekën, e aq me pak disa të tjera si qull, shpellë, shtyllë, emra insektesh si kandërr, merimangë, e fjalë detarie si blî (peshk), ankyra “spirance” (hekur, N. Jokl) e ndonjë tjetër. Shumica e këtyre fjalëve, sikundër shihet, nuk janë emra artikujsh të tregtisë, karakteri autokton i popullit shqiptar të paktën që nga koha antike i vërtetuar me mjete gjuhësore, banimi i tij dhe formimi i gjuhës së tij në një territor ku kanë banuar kryesisht fise ose populls i ilire, flet në të mirë të filiacionit ilir të tij. Argumentimi gjuhësor më i drejtpërdrejti do të ishte një krahasim i gjithanshëm i sistemit te shqipes me atë të ilirishtes, po ky krahasim siç u vu në dukje më lart, për mungesë të dhënash nga ana ilire, nuk mund të kryhet veçse në shumë pak pika, edhe këto s hpeshherë më fort me gjasë (probable) se të sigurta. Për të arritur këtu – e jo vetëm këtu, po përgjithësisht në krahasimin e një gjuhe të gjallë me një të vdekur – në një gjykim e një vlerësim objektiv të materialit, na duket me rëndësi të mbahen disa kritere pari more në punë të metodës: në radhë të parë kronologjia dhe kushtet e kërkesat e saj, gjendja gjuhësore e brendshmja dhe konkordancat specifike. Përpara çdo krahasi mi duan marrë elementet e veçanta të sistemit te shqipes, dhe duan vendosur sipas moshës së tyre; duke shikuar cilat mund t’i përkasin periodës antike, cilat peri odës mesjetare e cilat periodës së re të saj. Në çdo pikë takimi që mund të dalë midis shqipes e ilirishtes, në fushën fonetike a morfologjike qoftë a në atë të le ksikut, do shikuar më parë a ka të ngjarë që të jetë ajo në shqipen e një lashtësie të tillë që të lejojë krahasimin; nuk duhet harruar asnjëherë në këtë mes që kjo gj uhë që në kohë më të para ka pësuar ndryshime mjaft të mëdha. Kjo punë e kronologjisë shtron detyrën e një rishikimi të analogjive të shtruara gjer më sot nga gjuhësia dhe të përjashtimit të atyre që eventualisht kanë të bëjnë me procese të mëp astajme të shqipes e që si të tillë tjetër nuk janë veçse spekulacione të thjeshta . Në lidhje të ngushtë me kronologjinë qëndron puna e gjendjes gjuhësore të bre ndshme. Nuk mund të merret një formë a një fjalë e shqipes e të barazohet ashtu përn jëherë me një të ilirishtes në bazë të një gjasie që bie në sy me një vështrim të parë. Më parë do hetuar mos është ajo sekondare, histerogjene në gjuhën shqipe, rezultate procesesh të një zhvillimi gjuhësor të brendshëm, gjë që do ta hidht e poshtë barazimin në fjalë, si pjellë arbitrare të një çasti. Në punë të filiaci onit çojnë peshë pastaj edhe konkordancat specifike, përkimet e shqipes me një gjuhë jo greke të Ballkanit të lashtë. Nuk është shenjë e një metode solide e shkencërisht korrekte kur merren si dëshmi relevante për një filiacion të caktuar disa barazime trepalëshe, përkime të shqipes me dy a më shumë nga ato gjuhë të vjetra. Nga struktura fonetike, reflektimi i o -së së shkurtër indoevropiane me a në shqipen (asht-i: lat, os, ossis, gr. ostéon “asht”) e në ilirishten(15) nuk është një perkthim specifik, sa kohë që këtë ndërrim paraq esin dhe gjuhët gjermanike (dikur dhe sllavet), e në Ballkanin e lashtë edhe trak ishtja. Megjithatë fakti që mesapishtja ka
 
Exercitus, pls in English.
 
këtë ndërrim zanoreje, e që më anë tjetë r makedonishtja me fjalën akrunoi “male” për mendimin tonë piqet me emrin e qyte tit Acruvium në grykat e Katorit dhe qëndron përballë lat. ocris “arx, mons (me o) dhe gr. okris “majë mali, zgrip” pranë akris “majë mali” e akra “majë”, në këtë mes mbase nuk është një gjë gand e rastit. Një rishikim do edhe çështja e divergjen cës që është vënë re midis shqipes e ilirishtes në punën e mënyrës së reflektim it të likuideve e nazaleve sonantike (silabike), konkretisht të r-së, kështu te V Borcigu ilir. or, shq. ri. Shembujt që figurojnë për këtë refleks nuk janë në gje ndje të vërtetojnë një reflektim të tillë në këtë gjuhë. Më anë tjetër bie në sy pajtimi në zhvillimin fonetik të l-së silabike në të dy gjuhët ...:grin: shq. ulk: ilir. Ulkinion, Ulcirus mons, Ulcisia castra në Panoni etj.,(y) pajtim që përball formave të tilla si gr. lykos ; lat. lupus , got, wulfus ; sllav. e vj. kishtare vl_k_ etj., duhet të quhet specifik. Një vëmendje të veçantë kërkon theksi. H. Krahe ka shprehur mendimin që edhe ilirishtja ka pasur mbase theksin inicial (theksin në ballë të fjalës) ashtu si gjuha protogjermane, gjuhët italike dhe keltishtja(16). Më anë tjetër Jokli që më parë ka konstatuar rregullimin mekanik të theksit të shqipes me ngulitjen në rrokjen parafundore, që në kohën romake. Këto dy dukuri na duket se pajtojnë në mes tyre dhe se plotësojnë njëra-tjetrën. Kalimi i theksit të shqipes, i shikuar historikisht, s hpie për ne më tej në këtë, që kj o gjuhë në fjalët origjinalisht trerrokëshe, me hu mbjen e shpeshtë të rrokjes parafundore nga një gjendje me theks inicial, pra ka kalu ar nga ritmi daktilik ( Í_ vv) në ritmin trokaik( Ív). Ky është një pajtim i shënuesh ëm me ilirishten, dhe vijën e zhvillimit të tij e paraqesin qartë të tilla rasa prej Shqipërie si Drivastum, Drisht, Isamnus, Ishëm, Durrachion: Durrës , të cilat atëherë shihet se duan lexuar Drivastum, Isamnus, Durrachion ; këtyre nga treva mesapike, si vuri re sëpari P. Kretschmeri(17), u përgjigjen Brundisium sot Brindisi, Hydruntum: Otranto, Tarentum: Taranto etj. Në këto rrethan a mendimi i A. Mayerit(18) se rregullimi mekanik i akcentit të gjuhës shqipe ka fs hirë këtu gjurmët e lashta, nuk mund të qëndrojë. Nga fusha e konsonantizmit reflektimi i së paravenduares (supozuares) bh indoeuropiane me b në gjuhën shqipe, përkundrejt f -së së latinishtes e ph- së se greqishtes (bie, bar, mbar: lat. fero, gr. phéro), si një dukuri e përhapur në mbarë gjuhët e lashta jo greke të Ballkanit e të viseve përreth (mesapisht, ilirisht, makedonisht, trakisht, frigisht etj.) e në një shumicë gjuhësh të vjetra e të reja të Evropës e të Azisë, pra shkurt në shumicën e gjuhëve indoevropiane, nuk përbën ndonjë përkim specifik, shumë-shumë mund të çojë në peshë si një dukuri ndër të tjerat, afërsisht ashtu si o:a që u zu ngoje më sipër. Nga konsonantizmi ndërkaq meriton vëmendje mendimi i N. Joklit pë r pajtimin e veçantë të shqipes me ilirishten e me trakishten në mënyrën e pasqyrimit të labiovelareve indoevropiane me refleks të dalluara përpara zanoreve të çelëta (e,i) dhe zanoreve të mbyllta (a, o, u), pajtim që me përjashtimin e trakishtes nga ky mes që bën V. Cimohovski(19) , paraqitet tani si tezë e re e një konkorda nce specifike midis ilirishtes dhe shqipes. Divergjencat që janë vënë re midis këtyre dy gjuhëve në fushë të guturaleve, për mendimin tonë kërkojnë të rishikohen. K ështu edhe po të jetë që ilirishtja në trajtimin e palataleve të ketë shkuar me gjuhët in doevropiane perëndimore ose kentum (mendimet, sikundër dihet, janë të ndara këtu), puna që shqipja është një
 
gjuhë lindore (satem) nga kjo anë, nuk përbën një argument të prerë për të përjashtuar birërinë ilire të saj. Si e kemi shprehur dhe me parë(20) , kjo është dhe një çështje kronologjike: në këtë mënyrë – me zhvillimin fonetik të palataleve në gjysmokluzive (afrikate) e pastaj në spiran te – nga një gjuhë kentum në rrjedhë të kohëve mund të përftohet një gjuhë satem, ka rakteri satem i shqipes mund të jetë një dukuri e zhvilluar dhe relativisht e vonë. Struktura morfologjike është pjesa më e pa njohur e sistemit gjuhësor të ilirishtes. Në qoftë se është i drejtë mendimi ynë që në Scodra e Scupi na shfaqet nyja shquese e mbrapme – a –i që përdor shqipja në emra t femërorë e mashkullorë si ara, mali (21) , atëherë kemi një takim të rëndësishëm të ilirishtes me shqipen në lëmin e fleksionit të emrit. Mesapishtja bashkë me disa të tjera gj uhë indoevropiane ka pasur gjinoren e mashkulloren njëjës më – i ; një gjurmë të kësaj ruan edhe shqipja, në i ati: i t’et . Me te dukshme janë disa përkime nga fusha e fjalëformimit, duke përfshirë shqipen dhe ilirishten me trevat më të largëta të saj – një rrethanë që përveç kësaj dëshmon edhe për një njësi gjuhësore ilire brenda ndr yshimeve territoriale, njësi për të cilën u fol më lart: sufiksi at (Demi) shm. Demat, emra vendesh si Dukat, Filat : ilir. – ãt- ( Delmates, Daesitiates, Ulciniatae, emra vendesh si Lamatis, Aemate ); shq. – shtë ( kopshtë, vëneshtë ): ilir. – st- ( Tergeste, Ladesta ); mbase shq. – inj ( kërminj, shkëmbinj ): ilir. – inium ( Delmanion, Ulkinion ). Nga prefikset khs. ilir. li - ( Liburni: Burni ): shq. lë- në lëfyt: fyt, lëmazë: mazë etj. Nisja nga madhësia e panjohur e ilirishtes për të krahasuar të dhënat e saj me disa elemente të shqipes, vetvetiu paraqitet s hume më e vështirë. Kësaj i shtohet fakti që materiali ka mbetur po ai që ka qenë. Meg jithatë është me rendësi kjo, që një pjesë e mirë e atyre dëshmive të pakta që na kanë mbetur, gjejnë shpjegimin e tyre me mjetet e shqipes, e vetëm me mjetet e kësaj gjuhe. Hyjnë aty pikësëpari disa elemente të leksikut që nxirre n nëpërmjet të toponomastikës, si brin-, dalm-, delm-, lam-, pelag-, tar-, terg-, trag-, ulk-, vend- . Në përpjekjen për të hedhur poshtë ç’është fituar këtu me një punë disa brezash , energjia me të cilën bëhet kjo nuk na duket se i përgjigjet fuqisë së argumentimit: Argumentet që sillen nuk na duket se janë në gjendje t’i rezistojnë një kritike objektive. Prandaj kjo përpjekje si e tillë nuk mund të quhet një përparim në fushë të gjuhës e të onomastikës historike. Po kjo gjë vlen edhe për ato mbeturina gjuhësore, të lashta e të sotme, që janë gjetur në truallin e japigëve e mesapëve në Italinë Jugore, për të cilët burimet historike e gjuhësore bashkë me emrat e personave e të viseve dëshmojnë për një shpërngulje nga brigjet e përkundrejta të Ilirise. Hyjnë aty më një anë ndër të tjera mesap. Aran, bilia, Brendisium, enotr. Rhinos “erresire”: s hq. arë, bile, bije, brî, rê reja m gjithe errët, për mendimin tonë edhe (lat. lama “vendi i ulët, i lagshtë o moçalor”: lamë, lëmë. Më anë tjetër disa fjalë dialektore të sotme të asaj ane, si karparo “shtuf, cermo poroz e shumë i fortë, që shër ben si lendë ndërtim i”: karpë “shkëmb, shkrep”, menna minna “gji, sisë”: mënd “i jap gji foshnjës; ve qingjin të pijë te një tjetër dele kur i ka ngordhur e ëma” e ndonjë tjetër. Në këto rrethana gjeografike e gjuhësore nuk duket të jetë një takim i r astit fakti që nëpër ligjërimet e sotme të disa trevave alpine, për të cilat Straboni na dëshmon praninë dikur të dy popullsive ilire, ruhen disa fjalë, kryesisht të sferës baritore e të bimësisë, që gjejnë
 
përgjegjëset e tyre në leksikun e shqipes, si ber bero “dash”: berr : loba lauba “lope”: lopë: mants, manz “dem, mëzat”: mâz mëz rum. minz; mus musso “gomar”: mushke: barga “kasolle, kashtore, kolibe prej kashte ose prej zunkthi ku mbajnë barin e thatë ose almiset bujqësore”: bar; savoj. melze frgj. mélèze “Larix”: mëllenjë mëllezë “Ostrya carpinifolia”. Këtyre u shtohen tani ndër të tjera edhe retoroman. (Valtellina) mani “man toke, mj edhër”: man, dak. (Dioskoridi) Mantia “fermanzë”; boradèi shm. “Galanthus nivalis, it. Bucaneve” ne La Valle Agordina (Dolomitet)(22) , e cila mendojmë se gj en shpjegimin e saj në shq. borë. Duke përmbledhur do të themi se analogjitë që vihen re në mes të shqipes dhe të mbeturinave të ilirishtes, kur kundrohen me një mënyrë objektive përbrenda pamjes gjeografike – historike e gjuhësore, dëshmojnë më fort për një raport filiacioni midis këtyre dy gjuhëve. Ajo është më afër mendsh të shikohen si elemente trashëgimie të shqipes sesa si huazime të k ësaj gjuhe prej ilirishtes si prej një gjuhe të ndryshme nga ajo. Është gjithashtu metodikisht e gabuar te flitet për një substrat ilir në këtë gjuhë. Sikundër e kemi theksuar edhe herë të tjera , koncepti i substratit është i lidhur me një ndërrim gjuhe. Një ndë rrim i tillë nuk dihet të ketë ngjarë në Shqipëri, ashtu si ka ngjarë p.sh. në Ruma ni në rrjedhim të romanizmit të atij vendi. Në këto kushte, në problemin e burimit te shqipes, detyra e argumentimit u bie më shumë atyre që mohojnë karakterin ilir të saj sesa atyre që e pohojnë. Një studim më i thelluar, më i plotë e më pak i nj ëanshëm i gjuhës shqipe në të ardhmen, sidomos i strukturës fonetike dhe i trashëg imisë leksikore të saj, duke i caktuar kësaj gjuhe një vend më të qartë e më të qëndrueshëm në fushën e bashkisë indoevropiane, mund të sqarojë mbase më mirë edhe problemin e burimit të saj. Mundësitë e një sqarimi ndërkaq nuk janë të mëdha sa kohë që materiali të mbetet ai që është. Ato do të shtoheshin po të shtohej me ndonjë zbulim materiali i krahasimit. (Ilirët dhe Gjeneza e Shqiptarëve , Sesion shkencor, Tiranë, 3-4 mars, 1969) 1. Gröberes Grundriss der romanischen Philologie I (1888) 804 2. H. Baric, Albanorumänische Studien I (1919) 125 3- Fillimet e një rryme të tillë rrjedhin që nga pjesa e dytë e shekullit të kaluar (XIX). Khs. Vërejtjet e Gustav Majerit ne parathenien e Fjalorit etimologjik të gjuhës shqipe, 1891, f. XIII. 4. D. Mustilli, Rivista d’Albania III (1942) 37 v., St. Alb. II (1965) 56 v., S. Anamali, F. Prendi, Konf. I st. Alb. (1962) 468 5. Per keto emra M. Lambertz, ne IF, 60, 306 vv. 6. Ndryshe për Bardibalus Krahe në “Rom anica, Festschrift für Gerhard Rohlfs” (1958), 259 vv. 7. V. Toçi, „Bul. USHT, ser, shk. Shoq“, 2, 1962, f.127, Konf I st.alb. f. 466. 8. Die Sprache der Illyrier I f. 59 v. 9. Sh. Vërejtjet tona në „Hyrje ne histor inë e gjuhës shqipe“ (Albanologji, dispensë, 1947) 1960 f. 32 vv., Bul. USHT, ser.shk.shoq. XII (1958) Nr.2 f. 54 vv., XVI (1962) Nr. 1 219 vv. Nr. 4 123 e 147, Atti del VII Congresso Internaz. Di Scienze Onomastiche 161 f. 241 vv., „Revue (roumaine) de lingui stique“ VII (1962) 162 v.,
 
X (1965) 104 v., „St. fil.“ XX (III) 1966 Nr. 4 147 v., „St. alb. I (1964) Nr. 1 f. 87, IV (1967) Nr. 1 f. 49 v. – W. Cimochowski, „La lingua posnaniensis“ VIII (1960) 133 vv. – A. Rosetti, Istoria limbii române II 4 (1964) vv. – L. Dodbiba, St. alb. III (1960), Nr. 2 f. 63 vv. St. fil. XXI (IV), 1967, Nr. 1 f. 35 vv., - H. Mihaescu, „Revue des études sud-est européennes“ IV (1966) 347 vv. 10. „Zeitschrift für slavische Philologie“ XXVI 301 vv. 11. C. Haebler, „Südost-Forschungen“ XX III, 1964, 425 v., „Die sprache“ XIII 80. – E. P. Hamp, The position of Albanian në „Ancient indoeuropean Dialects“, 1966, f. 98. 12. Sh. për anije M. E. Scmidtin ne KZ 50, 235, për enët e Ulqinit, Rr Zojzin, „Bul.shk.shoq.“ 41 1955 f. 150. 13. A. Philippide, Origenea Rominilor II 775 shënimi; Haebler, „Südost- Forschungen“ XXIII 426. 14. N. Jokl, IJ XIV VII 169 15. Për ilirishten N. Jokl Reallexion der Vorgeschichte I f. 91; G. Bonfante, Bull.Soc. de Linguitique de Paris XXXVI 142 16. Indogermanische Sprachëissenschaft, 1943 f. 34 17. „Glotta“ XIV 89 v. 18. Die Sprache der alten Illyrier II 161. 19. „Bul. USHT ser. Shk. Shoq.“ 2, 1958 f. 45 v. 20. Po aty 1962, Nr. 4, f. 122, 139. 21. Po aty, 1963, Nr. 3 f. 79, 105. 22. G. B. Rossi, Flora populare agordina (Contributo allo studio del lessico della Val Cordevole): Con introduzione di G. B. Pellegrini, 1964, f. 96; „La forma di L. V. è isolata e di etimo oscuro“.
 
There is a beautiful news today. Kosova is the new member of UEFA. CONGRATULATIONS.

http://www.theguardian.com/football/2016/may/03/kosovo-accepted-uefa-member-vote-congress

Kosovo was accepted as a member of Uefa on Tuesday, becoming the 55th member of European football’s governing body despite strong opposition from neighbouring Serbia, from which it declared independence in 2008.

Uefa’s annual congress voted by 28 votes to 24 to accept Kosovo’s application. Two votes were declared invalid.
 
Sorry Laberia but they should solve this problem alone, as i have done with serbian & bulgarian , i trust them they are ""clever"" boys , it needs only to use your brain , if they have it ....
 
There is many testimonies of various families from various periods of time,village by village,that moved from that region or change the language they spoke for some reason,however this one will go in nationalist discussion which i will not like to discuss,one is sure Albanians under Ottoman empire had advantage cause most of them were Muslims,then how many massive migrations of Christian people took place out of Ottoman empire,then later in disolution many Muslims went or were expelled in newly created Turkey,religion meant much more and even defined "ethnicity" in certain period of time,then you will say what about Albanians expelled from here or there etc i respect people choice whatever they feel to be or do,good for them,history is history.

This thread is wrecked unfortunately, nothing to do with Illyrians.

It does make no sense to participate here.

I will open new thread about Illyrians, one scientist of Croatian origin (not mentioned on this thread) published scientific papers about Illyrians, there are some new and valuable things for a serious thread.
 
Good news indeed
Please use a flag of your residence country, and not whatever you want. For clarity you might mention your ethnicity too.
 
We need to ban an posts here that are later than 200AD ...............Illyrian had disappeared by 30AD, so it cannot be discussed after this date
 
We need to ban an posts here that are later than 200AD ...............Illyrian had disappeared by 30AD, so it cannot be discussed after this date

Can you bring a single evidence that Illyrians were disappeared by 30 AD? From a couple of months i am asking you to quote a source to prove this. I am sure that you will not post any kind of source, as always.
And pls stop with this arrogant and uneducated behavior. If should be ban something here is this kind of behavior.
 
Can you bring a single evidence that Illyrians were disappeared by 30 AD? From a couple of months i am asking you to quote a source to prove this. I am sure that you will not post any kind of source, as always.
And pls stop with this arrogant and uneducated behavior. If should be ban something here is this kind of behavior.

They are no longer documented by Roman historians as a identity
 
They are no longer documented by Roman historians as a identity
Middle Ages Edit
The Illyrians were mentioned for the last time in the Miracula Sancti Demetrii during the 7th century.[55] With the disintegration of the Roman Empire, Gothic and Hunnic tribes raided the Balkan peninsula, forcing many Illyrians to seek refuge in the highlands. With the arrival of the Slavs in the 6th century, most Illyrians were Slavicized.[56][better source needed]
 

This thread has been viewed 332358 times.

Back
Top