what exactly is Albanian word that you relate word "vatra" to, and what exactly is its meaning?
This is from albganian dictionary, which you have not in your bibliothec.
VATËR f. sh.
1. Vendi rrëzë oxhakut, pak si i thelluar, i shtruar me rrasa guri, me pllaka etj., ku ndizet zjarri. Vatra e zjarrit. Rri pranë vatrës. Mblidhemi rreth vatrës. U ul në krye
të vatrës.
2. Pjesa e poshtme e furrës, e farkës; e sobës etj., ku ndizen e digjen drutë, qymyri etj.
Vatra e furrës (e farkës).
3. Hapësirë fare e vogël, vend i ngushtë sa për të ndezur zjarr; lehe, vulla. Një vatër vend. Kishte mbjellë një vatër qepë.
4. fig. Shtëpia ku kemi lindur e jemi rritur, ku banon familja a ku kanë jetuar të parët tanë brez pas brezi; familja; kryes. sh. vendi ku kemi lindur e jetojmë, vendlindja.
Vatër e dashur (e shtrenjtë). Vatra atërore (prindërore).
Vatra e të parëve ( e stërgjyshërve).Vëllezër të një vatre vëllezër që kanë lindur e janë rritur në një shtëpi.
Mik
vatre mik i afërt, mik i shtëpisë. Në çdo vatër. Mbeti pa vatër. Njeri pa strehë e pa vatër. Më merr malli për vatrën time. I ra fatkeqësia në vatër. Mbrojmë
vatrat tona. Lënë vatrat e tyre. Armiku na shkeli (na shkatërroi) vatrat tona.
5. fig. Vendi ku lind e zhvillohet diçka, vendi prej nga vjen a përhapet diçka, burimi i diçkaje; vendi a pika që tërheq vëmendjen më të madhe; qendra e një
veprimtarie a e diçkaje tjetër; çerdhe; djep. Vatër revolucionare (patriotike). Vatër e rëndësishme e luftës çlirimtare. Vatër shkencore (kulturore). Vatër kulture
(përparimi). Vatër e edukimit revolucionar. Vatër e lëvizjes popullore. Vatra e kryengritjes (e qëndresës). Vatër agresioni (konflikti, lufte).
Vatra e tërmetit (e
vullkanit). Vatër epidemie (infektimi).
6. fiziol. Qendra e një veprimtarie nervore.
Vatra e nxitjes (e frenimit). Vatrat e sistemit nervor.
7. mjek. Vendi në trupin e një njeriu ose të një kafshe të sëmurë, që është qendra e qelbëzimit, e mahisjes ose e një sëmundjeje tjetër. Vatër tuberkulozi. Vatër
qelbi. Zbuloi (zhduku) vatrën e sëmundjes.
8. fiz., opt. Pika ku kryqëzohen a priten rrezet e një tufe drite, pasi kjo të ketë përshkuar një thjerrzë ose të jetë kthyer nga një pasqyrë e përkulur. Vatër shembëllimi.
Vatra e pasqyrës (e thjerrzës).
Vatra e xhamit zmadhues.
9. gjeom. Pikë e diametrit kryesor të elipsës etj., që ka veti të veçanta kundrejt pikave të lakores. Vatrat e elipsës. Largësia midis vatrave.
10. përd. ndajf. (në bashkëvajtje me një). Shumë, tufë. Ka një vatër fëmijë. Është me një vatër kalamaj. Erdhën një vatër mysafirë (miq).
* Në krye (në qoshe) të vatrës në vendin më të nderuar, në krye të vendit. I thau vatrën shih te THAJ. Është bërë gjysh në vatër shih te GJYSH,~I. I daltë hithra në
vatër! mallk. shih te HIDH/ËR,~RA. Ishte me dy krënde në vatër shih te KRËND,~I. Jam një zjarr e një vatër me dikë shih te ZJARR,~I 2. Nxjerr ujë në vatër dikush
a) s'lë gjë pa trazuar e pa prishur, s'lë dy gurë bashkë, është shumë i prapë (thuhet sidomos për fëmijët);
b) është shumë i zoti. Lopa në mal, përsheshi në vatër (në xham) fj.u. shih te LOP/Ë,~A. Vatër kulture institucion që merret me organizimin e drejtimin e
veprimtarisë kulturore e artistike në një fshat të vogël.
In english:
1. The place where you light fire.
2. The low piece, (bottom) of the oven.
3. Such a small place where you can do only light a small fire.
4. Homeland, home where I was born, home where we live.
These, four first meanings are originall, and others are related to science.
Alexander Stipceviq, link the word vatra to the Illyrians.
Vatra is not found among others slavs, only among slavs who settled in dinaric lands.