madhësi që dihet, pra merr shkas nga e njohura për të kërkuar të panjohurën. Këtu detyra e parë na duket se është zotërimi praktik dhe shkencor i gjuhës shqipe. Kjo gjë sjell me vete pasojën që ata që merren me këto probl eme pa përmbushur kushtin e mësipërm, nevojisht notojnë në ujë të cekët, ngaqë nuk u kushtojnë vëmendjen e duhur ligjeve të brendshme të kësaj gjuhe. Pamja e përgjithshme e shqipes na paraqite t e këtillë, që karakteri dhe pozita e saj gjuhësore janë të ditura tash më me tiparet e tyre relativisht të përcaktuara mirë, po që për proceset dhe kushtet historike që kanë sjellë këtë situatë gjendemi mjaft në të errët. Megjithatë me anën e metodës së rindërtimit mund të arrihet të shihen dhe këtu disa nga fijet që lidhin të kaluarën me të tashmen. Nga fusha e toponomastikës historike, duke u nisur me rrugën metodikisht të drejtë prej rrethanave të brendshme të shqipes, ne konstatojmë se emrat e atyre qyteteve, lumenjve, maleve etj. të trevës nga Raguza gjer në Çamëri, nga Shtipi, Nishi, Shari e Shkupi e gjer në brigjet e Adriatikut e të detit Jonik, të cilat dihen që nga koha antike, me trajtën që kanë sot në gjuhën shqipe dëshmojnë për një vazhdimësi, për një kontinuitet në këtë truall. Këto emra në pjesën më të madhe paraqesin një zhvillim gjuhësor nga trajta e lashtë në të renë në pajtim me ligjet fonetike të shqipes, dhe në një mënyrë që trajta e tyre e sotmja nuk mund të shpjegohet veçse me mjetet e saj, duke mos gjetur shpj egim me anë të ndonjë gjuhe tjetër të Gadishullit Ballkanik: Ragusium: Rush, Scodra: Shkodër, Astibus: Shtip, Naissus: Nish, Scradus mons: Shar, Scupi: Shkup, Drivastum: Drisht, Pirustae: Qafa e Prushit, Lissus: Lesh (si lat. Spissus: shpesh), Candavia: Kunavlja, Dyrrachion: Durrës, Isamnus: Ishëm, Scampinus: Shkumbi ni, Aulon: Vlonë Vlorë, Thyamis: Çam – . Kjo është një nga provat më shtrënguese për autoktoninë e popullit shqiptar. Përpjekjet e disa dijetarëve pë r ta mënjanuar ose minimizuar këtë, janë caktuar apriori të dështojnë, sepse kë tu ndeshin arsyetime përgjithësuese në arsyetime të mbështetura në fakte. Në këtë mes nuk mund të jetë një gjë e rastit kjo, që emri i albanoivet antikë të Shqipëri së qendro-veriore rron edhe sot, si emër nacional i vjetri i popullit e i vendit ( arbën, arbër ), në truall të shqipes e në ngulimet shqiptare të Italisë e të Greqisë. Këtyre vjen e u shtohet dhe rrethana, që nga emrat e viseve të zonës ilire nuk janë të paktë ata që gjejnë përgjegjësit e tyre në leksikun e shqipes ose në toponiminë e saj, e gjithsesi vetëm në këtë gjuhë. Khs. Bigeste: bigë “mal me dy maja”, majë mali (?), Brindia Brundisium: bri brini, Dardania: dardhë, Delmatia: delme, Lama tis: lamë lëmë, Molontum: mal, Mathis: mat “buzë lumi, breg deti”, Meturbarbis: mjet, Pelagonia: pellg më e vjetër pellëg, Ragusium: Rush rrush, Sason emri i ishullit te Sazanit : thaj , te thatë “tokë, steré, terë”, Tara Tarentum: ter “thaj një gjë të lagur, në erë, në diell, në zjarr”, Tergeste etj.: treg, Ulkinion: ulk, Vendum: vend etj. Duke kaluar te k emrat e personave, do të themi se me gjithë ndryshimet e mëdha që ka pësuar antroponimia, si kudo, edhe ne Evropën juglindore e në Shqipëri, sidomos me përhapjen e krishterimit nuk mungojnë analogjitë. Është vënë re se disa emra personash të ilirëve, si Bardus, Bardyllis, Bato, Dasas, Das(s)iu s, Dida, Licaus, Licca, Marica, ose janë të gjallë edhe sot në Shqipëri, ose gjejnë përg jegjëset e tyre në gjuhën shqipe, ose shpjegohen me mjetet e saj(5). Në ato do të përfshihen tani edhe Bardibalus , emër burri gjetur me kohë në Serbi perëndi more, të cilit mendojmë se nga fusha e